DURRËS, 27 tetor 2014– Të dielën, rreth orës 12:00 përgjatë autostradës A26 në lartësinë e Sesto Calende 2 motra shqiptare u aksidentuan dhe fatkeqësisht, njëra prej tyre humbi jetën. Në këtë aksident fatal, gjeti vdekjen shqiptarja Julinda Mbrica 36 vjeç që jetonte në zonën e Lodignano-s. Në vendngjarje u shfaqën menjëherë oficerëve e Polstradës,  zjarrfikësit, policët e trafikut, dhe ndihma e shpejtë që mbërritën me ambulancë dhe helikopter shpëtim. Mbetet ende për t'u sqaruar nga policia shkaku i përplasjes,e cila përfshiu vetëm një makinë, ku udhëtonte viktima, së bashku me motrën e saj. Makina po ecte në drejtim të Gravellona Toce, kur krejt papritmas është përplasur dhe ka nisur të rrotullohet disa herë.

Për 36-vjeçaren tashmë ishte tepër vonë, nuk mund të bëhej më asgjë; pasi ka ndërruar jetë  menjëherë. Ndërsa e motra, që ndonëse i shpëtoi vdekjes është në gjendje të rëndë u transportua me helikopter në spitalin e Circolo di Varese.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/