DURRËS, 27 tetor 2014 –  Deputetja e PD-së Mesila Doda ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me vendosjen e gjobave për kutinë e ndihmës së shpejtë.

Doda ngre dy pyetje të rëndësishme: Së pari: përse përse kërkohet vetëm një tip i caktuar i kësaj kutie? Si dhe nëse vendosja e kutisë së ndihmës së shpejtë është një standard apo një skandal?

A dini të më thoni pse kërkohet vetëm një tip i caktuar i kutisë së ndihmës së shpejtë në makina, dhe kush i ka sjelle këto materiale në Shqipëri???

Është plotësimi i një standardi apo një tjetër skandal që po konsumohet heshtur e pa zhurmë për të pasuruar klientët dhe oborrin qeverisës???

Ju ftojmë të jepni çdo informacion që keni për këtë çështje…”, shkruan Doda në Facebook.