26 tetor 2014 – Drejtorja e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali, ia ka besuar pamjen e saj për ceremoninë martesore, Lili Ismailit. Nga salloni Lili Sposa ajo ka zgjedhur një fustan të firmës Nicole Spose nga koleksioni i vitit 2015. Fustani i bardhë mjaft elegant ëshët i mbuluar nga tantella dhe është një stil vintage, tipik i viteve ’20, stil që Spiropali e ka ruajtur edhe tek grimi dhe flokët. Ceremonia po mbahet në një lokal në periferi të Tiranës, me rreth 100 të ftuar, dhe ambjenti është dekoruar me mjeshtëri nga KRISIKO ART.

Të ftuarit në dasmën e Elisa Spiropalit, janë shprehur se Elisa dhe Salarjani, mund të jenë në në pritje të fëmijës së tyre të parë  Siç duket edhe në fotografi, barku i saj është disi më i rrumbullakosur, megjithatë nuk dihet ende sa muajshe shtatëzënë është Drejtorja e Përgjithshme e Doganave.

Kabineti i qeverisë Rama, me ardhjen në pushtet, ka përjetuar njëri pas tjetrit shumë momente të gëzuara me lindjen fillimisht të djalit të Kryeministrit, Zako Rama, të fëmijës së Zëvendës Ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë  Gentjana Sula, më pas lind  Luisi, djali i Ministres së Integrimit Klajda Gjosha dhe shtatëzanitë e Olta Xhaçkës dhe Elisa Spiropalit. Kjo qeveri paska qenë qeveria e lindjeve.

/Anabel/