DURRËS, 26 TETOR 2014  –  Ishte paralajmëruar që pas vendimit të UEFA-s një protestë e shqiptarëve në selinë e qeverisë europiane të futbollit e cila është zhvilluar pa asnjë incident. Rreth 400 shqiptarë banues në Zvicër por kishte edhe nga ata që kishin shkuar edhe nga shtete të tjera për të protestuar, qëndruan rreth 1 orë para selisë së UEFA-s për të kërkuar drejtësi pas vendimit që dënoi kombëtaren kuqezi me humbjen 3-0 në tavolinë. Shqiptarët mbanin në duar pankarta “Drejtësi dhe Barazi”, “Uefa thuaj Jo Racizmit” por siç u lajmërua gjithçka u mbyll pa asnjë incident por shqiptarët treguan edhe një here se dinë të kërkojnë dhe të tregojnë në mënyrë të civilizuar të drejtat e “vjedhura” për përfaqëuesen për atë që ndodhi në Beograd por që UEFA në mënyrë skandaloze i shpërbley me një trepikësh në tavolinë e më në një mënyrë tjetër ja hoqi nga tabela.