DURRËS, 26 TETOR 2014 –  Harroni çfarë keni parë nëpër filmat romantikë, pasi ky burrë i moshuar i cili po darkon i vetëm me fotografinë e bashkëshortes së tij të vdekur, është padyshim shembulli më i bukur i dashurisë së vërtetë. Ishte një përdorues në Tëitter që postoi këtë fotografi vërtetë prekëse të burrit i cili po hante darkë teksa në krah të tij kishte vendosur fototgrafinë e gruas. Të pranishmit në restorant sigurisht që u prekën nga ky xhest dhe i kërkuan atij që t’i tregonte histonë që fshihej pas fotos.

Siç tregon përdoruesi që shkrepi këtë imazh për amerikanen ‘The Huffington Post’, ai i rrëfeu të pranishmëve se bashkëshortja e tij kishte vdekur 5 vite më parë. Ata ishin takuar në moshën 17 –vjeçare por lufta i kishte ndarë. Ai kishte kërkuar për të për gati 10 vite me rradhë dhe teksa një ditë po ia tregonte këtë histori berberit të tij, doli që ajo ishte e bija e këtij të fundit.
Ata u martuan dhe qëndruan bashkë për 55 vite, derisa ajo u nda nga jeta. Ai e merr fotografinë e saj kudo që shkon.