DURRËS, 26 TETOR 2014 – Nëse i lani sa më rrallë xhinset, ato do të rrojnë më shumë. Kështu janë shprehur prodhuesit e një firme të njohur xhinsesh. Por ç’kuptim do të kishin një palë xhinse të reja që “qelben” erë? Cili shok apo mik do të mund të na qendronte pranë nëse xhinset mbajnë erë? Askush! Por një lajm i mirë vjen për të gjithë dashamirësit e xhinseve, sepse në treg është hedhur një tip xhinsi i “egër” ose i fortë dhe që nuk ka nevojë të lahet shpesh. Huit Denim shprehet se ky lloj xhinsi mund të rezistojë pa u larë deri në 6 muaj. Madje sa më rrallë të lahet aq më mirë do të duket. Ka shumë mënyra se si mund të kujdeseni për xhinset tuaja, por kryesorja është që ato mos të lahen shpesh sepse fillojnë të zbehen. Nëse keni një njollë nuk është nevoja për t’i larë me deomos, mjafton që me një leckë të lagur të hiqni njollën. Nëse xhinset kanë filluar të mbajnë aromë të pakëndshme, nxirrini në diell për disa orë dhe era do të zhduket. Por nëse xhinset vazhdojnë të mbajnë erë edhe pas këtyre etapave, atëherë do të thotë se u ka ardhur koha që të lahen.
Xhinset e reja që nuk kanë nevojë të lahen
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike, grupi dyshohet të jetë i lidhur me Pekinin, përdorën informacionet për…
Ndodh në aeroport/ Familjarët hipin në avion një grua të vdekur: Po fle gjumë, nuk ndihet mirë…
Reshjet e dendura të shiut, përmbyten rrugët e Emirateve të Bashkuara Arabe
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Pas 5 orësh diskutimesh, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve





