DURRËS, 26 tetor 2014– Të premten në darkë karabinierët e qytetit të Trikazes (Tricase), në Provincën e Leces, ndonëse binte shi me gjyma, kishin ngritur një postbllok në rrugën afër qytezës së Spekjes (Specchia). Ata ndaluan një furgon, ku gjetën dy bullgarë, një bullgare dhe shqiptarin Agim Biba, 38 vjeç. Kur u kontrollua furgoni, karabinierët gjetën, rafte metalike, një motopompë, tela bakri, vegla bujqësore etj, të gjitha të vjedhura. Në furgon karabinierët sekuestruan edhe mjete, që shërbenin për vjedhje si celësa Kopilë, levë, darë për këputje telash etj. Banda ishte bërë tmerr i fshatrave e qyteteve në juglindje të Leces. Prej disa javësh, në gjithë zonën kishte denoncime për vjedhje vilash, shtëpish fshati, plevicash e deposh bujqësore. Agim Biba dhe dy “kolegët” e vet bullgarë u dërguan në Burgun e Leçes në pritje të procesit gjyqësor.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





