DURRËS, 25 tetor 2014– Durrsaku Rifat Papici, 46 vjeç humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në një aksident automobilistik në Itali. Aksidenti ndodhi në qytezën e Kamposanpjeros (Camposanpiero), të Provincës së Padovës. Një autokombajnë nga një rrugë anësorë hyri në superstradë, duke i ndërprerë rrugën makinës Opel Agila të drejtuar nga i ndjeri Rifat Papici, i cili ishte edhe kamionist profesionist. Ndonëse Rifati i plagosur u dërgua menjëherë për në spital, ai u shua në autoambulancë gjatë rrugës.
Rifati iku duke lënë në pikëllim të thellë familjen. Kështu ndërroi jetë një durrsak i mirë, një familjar i kujdeshëm, një nga pasionet e të cilit ishte edhe gjuetia sportive me pushkë deti.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





