DURRËS, 25 tetor 2014 – Pëllumb Hasa, 25 vjeç lindur në Durrës dhe banues në qytezën Malo të Provincës së Vincencës (Vincenza), u arrestua nga karabinierët me akuzat kërcënim, ngacmime dhe plagosje e rëndë. Pëllumbi kishte shkuar në shtëpinë e ish-të dashurës së vet 24 vjeçare shqiptare D.D. , me të cilën kishte disa muaj që grindej dhe e kishte kërcënuar me jetë. Më pas e kishte rrahur shtazërisht, duke i lënë shenja në trup e në fytyrë. Pëllumbi madje i kishte thyer nofullën dhe shpatullën e djathtë 24 vjecares. Karabinierët e shoqëruan të plagosurën në Spitalin Alto Vincentino të qytezës së Santorsos. Më pas ata kryen edhe prangosjen e Pëllumbit.
/gj.th. agjencia elajmeve "Dyrrah"/





