DURRËS, 23 TETOR 2014 – Ngjarjet që po pasojnë nga ndeshja e shumë debatuar Serbi-Shqipëri ka dhënë edhe efektet tek “Miss Globe" në Shqipëri, teksa Serbia është tërhequr nga gara. Lajmi është bërë me dije nga GSH, e teksa duket se në fokus së saj ka qënë shmangia e incidenteve apo tensioneve që mund të ndodhnin. “Miss Serbia" është tërhequr nga gara e "Miss Globe", që prej 11 vitesh mbahet në Shqipëri. Lajmin e ka konfirmuar producenti Petri Bozo, njëherësh organizator i saj. "Pas ngjarjeve në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd, komenteve politike dhe polemikave që pati, përfaqësuesja serbe është tërhequr nga gara. Më vjen keq për këtë, sepse të gjitha vajzat serbe që kanë marrë pjesë në 'Miss Globe' gjatë viteve të kaluara, janë larguar me përshtypjet më të mira nga Shqipëria, e madje kanë shprehur edhe dëshirën të kthehen sërish. Por ky ishte vendimi i tyre", ka bërë me dije Bozo, gjatë një konference për mediat. Ndërkaq, emri i vajzës serbe që do përfaqësonte shtetin e saj në konkursin e bukurisë nuk dihet, pasi të dhënat për të duhej të vinin pranë organizatorëve këtë javë, gjë që nuk ka ndodhur për shkak të anulimit.
“Miss Serbia” tërhiqet nga gara e “Miss Globe” në Shqipëri
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
”Duan të më vrasin”/ Cllevio trondit te Grida Duma: Jetoj në bunker, ja pse lëviz me makinë të blinduar
Juventus frenohet nga Verona, bardhezinjtë duhet ende të ‘luftojnë’ për vendin e katërt
“Tragjedi e pangushëllueshme”, Kryeministri Rama për vdekjen e dy të miturve në Durrës: Zoti bekoftë shpirtrat e vegjël
“Autori është një terrorist”! Balla dhe Braçe reagojnë ashpër për tragjedinë në Durrës: Kjo është vrasje me dashje





