DURRËS, 22 tetor 2014 –  Teuta është kualifikuar në turin tjetër të kupës së Shqipërisë. Teuta ka luajtur në Durrës ndeshjen e kthimit me ekipin e Besëlidhjes ku durrsakët edhe pse kanë fituar takimin e parë 2-0 nuk kanë toleruar aspak dhe kanë fituar edhe ndeshjen e kthimit këtë herë me rezultatin 3-2 e në këtë mënyrë Teuta kalon në turin tjetër. Në këtë ndeshje trajneri Lika ka aktivizuar edhe një pjesë të madhe të lojtarëve që nuk janë aktivizuar në kampionat. Ndeshja ka qenë luftarake në pjesën e parë ku të parët që knë shënuar kanë qenë miqtë që në minutën e dytë gjë që ka shkaktuar një shqetësim në rradhët e durrsakëve që janë hedhur totalisht në sulm me agresivitet të lartë ku vetëm tre minuta më vonë vjen barazimi me 11 metërsh me anë të Nikës. Teuta ka vijuar me sulmet e saj ku senegalezi Fall ka shpërthyer me një dopietë të bukur në të 28 dhe 35 e duke dhënë Teutës qetësinë e duhur. Besëlidhja ka shkurtuar diferencën në minutën e 42 me një 11 metërsh dhe rezultati i pjesës së parë është 3-2, rezultat I cili është vulosur deri në fund të ndeshjes. Pjesa e dytë ka qenë e qetë dhe durrsakët kanë administruar rezultatin përballë Besëlidhjes që ka qenë e pafuqishme me sulmet e saj të rralla pasi durrsakët nuk krijojnë asnjë hapësirë. Kështu Teuta fiton edhe duelin e dytë 3-2 dhe kalon në turin tjetër ku do të përballet me fierakët e Apolonisë ndaj të cilëve durrsakët do të kërkojnë kualifikimin si edhe një lloj “hakmarrjeje” ndaj humbjes në kampionat që ja shkaktuan fierakët.

 

Kupa e Shqipërisë, ja duelet e turit të dytë
Grupi A

TERBUNI-SKENDERBEU
ELBASANI-LACI
LUSHNJA-PARTIZANI
VELECIKU-FLAMURTARI

Grupi B
POGRADECI-KUKESI
APOLONIA-TEUTA
BYLIS-TIRANA
KASTRIOTI-VLLAZNIA