DURRËS, 22 TETOR 2014–  Dikur punonte për emër, e tani emri punon për të. Ky është rasti i supermodeles shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj, e cila emrin e fituar në botën e showbizzit nuk e përdor thjesht për veshjet apo pozat e bukura, por edhe për tu afirmuar në botën e biznesit.

Nëpërmjet një fotoje të postuar në rrjetin social “Facebook” Emina zbulon se ajo ka hapur argjendarinë e saj dhe se biznesin e saj e kanë vizituar motrat dhe vëllai i saj. Argjendaria e supermodeles ndodhet në qendër të Tuzit, në Mal të Zi.