DURRËS, 22 TETOR 2014 – Sipas portalit serb, "Alo.rs", Ismajl Morina, ka fjetur në Hostel "Ferit" në Beograd para se të lëshonte dronin mbi stadiumin e Partizanit ku po luhej takimi Serbi-Shqipëri.
Vendi, sipas portalit në fjalë, është zbuluar policia serbe, ndërsa gazetarë të saj kanë vizituar hotelin për të marrë informacione të mëtejshme. Por, sipas fqinjit të tyre, pronari i Hostelit "Ferit" e ka mbyllur atë nga frika se mund ti ndodhte diçka. Mediat e Beogradit vazhdojnë të këmbëngulin se Morina ka bashkëpunuar me Olsi Ramën, vëllanë e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për të ngritur flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin e Beogradit.





