DURRËS, më 22 tetor 2014 – Vazhdojnë ndëshkimet për mosdeklarim pasurie, ku janë përfshirë dhe punonjës të administratës publike të Durrësit.
Më 21 tetor 2014, teksa Inspektori Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, z. Shkëlqim Ganaj, po bisedonte më homologun e tij të Kosovës, z. Hasan Preteni për të forcuar bashkëpunimin për hetimin e pasurive të politikanëve të të dy vendeve, u njoftua se ILDKPKI paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale ndaj Ilir Sinanit dhe Mersin Bushit, të dy inspektorë në drejtorinë rajonale të Tatimeve të Durrësit.
ILDKPKI ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për marrjen e menjëhershme të masave për ta, thuhet në njoftimin zyrtar.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





