DURRËS, 22 tetor 2014–  Ambasada amerikane në Tiranë me fonde shtetërore amerikane nëpërmjet USAID po financon një NGO lokale të quajtur “Assist Impact” për të investuar më shumë fonde për komunitetin LGBT shqiptar. Këto fonde shtesë do të përdoren ndër të tjera për të rekrutuar personel shqiptar për këtë NGO, që do të mbulojë problematikën e LGBT-ve shqiptare. Personat e rekrutuar do jenë në këto pozicione pune për afate të shkurtra kohe si psh. periudhat nëntor 2014- Janar 2015 si edhe nëntor 2014-korrik 2015.

Me interes është fakti, që kësaj rradhe fonded amerikane jo më si më parë nuk do të privilegjojnë vetëm njërën nga shoqatat, që mbrojnë kauzën e LGBT-së por të dyja shoqatat. Me sa duket nuk do të ketë më amabsadoër amerikanë, Uidhërs apo Arvizu, që të marrin pjesë vetëm në aktivitetet e organizuar nga Pinderi dhe Karaji si psh. shëtitjet sfiduese me bicikletë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, por fatmirësisht  të dy shoqatat do të përfitojnë nga bujaria amerikane. Me sa duket ditë më të mira do të vinë për shoqërinë civile shqiptare, që mbron kauzën LGBT. Na ngelet vetëm, që të kujtojmë atë barsaletën, që mbyllet me batutën: C’e do se në fshatin tonë nuk kanë ardhur deri tani investitorë seriozë si puna e juaj!

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/