DURRËS, 18 TETOR 2014 –  Në një koment në profilin e tij të facebook, deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka ironizuar me presidentin e UEFA-s, Mishel Platini dhe deklaratat e tij në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri: “Platini vazhdon të habise dynjanë dhe kjo është hera e fundit që shkruaj për të!! I paska thënë një radioje franceze se “me siguri do të dënohen si shqiptarët dhe serbët”.

Ky është ekuilibri i të korruptuarit!! Unë e kuptoj se përse duhen dënuar shqiptarët; u fyen, u kërcënuan, u sulmuan, u goditën, u plagosën e në fund edhe u poshtëruan me një kontroll që si ka ndodhur kujt sa kohë ka që luhet futboll!! Për këtë meritojnë të dënohen. Provokuan serbët dhe i detyruan ata të dëshmojnë se çfarë janë në mes të Europës. Nuk është pak të turpërosh miqtë e Platinisë. Mishel, po serbët për çfarë do i dënoni? Ata nuk bënë asgjë të jashtëzakonshme, thjesht bën Serbinë e përditshme; ashtu janë, pse do i dënosh? Aaaaa po, kur të vish prapë për vota në këtë vend, patjetër që në shenjë falënderimi dua të të dhuroj një tufë me karrota nga Divjaka, vendi ku ulen e çohen dronet!!!”.