Nikoll Radaçi është 57-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin me pasoja fatale sot në Durrës, duke përplasur tre vogëlushë që po luanin në trotuar. Dy prej tyre iu mori jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës.

57-vjeçari dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë dhe ka devijuar me mjetin e tij tip “Benz ML” me targa AB 909 PC, duke përfunduar në trotuar aty ku luanin tre fëmijët, duke ua ndërprerë lojën një herë e përgjithmonë.
Ai është shoqëruar nga uniformat blu në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë jo vetëm në komunitetin e lagjes nr. 15 ku u regjistrua aksidenti, por në mbarë opninion publik për shkak të pasigurisë që përjetojnë qytetarët dhe sidomos fëmijët nga përdoruesit e papërgjegjeshëm të mjeteve.





