DURRËS, 17 TETOR 2014 – Përfaqësues të rreth 30 grupeve artistike nga vendi dhe rajoni, pjesëmarrës në aktivitetin artistik dhe kulturoro-sportiv “Luajmë dhe vallëzojmë” që po zhvillohet në qytetin e Durrësit janë pritur në një takim nga nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Zhuljen Varfaj i cili nga ana e tij dhe në emër të kryetarit të bashkisë Vangjush Dako i ka uruar mirëseardhjen të gjithë fëmijëve pjesëmarrës në aktivitet duke evidentuar edhe mikpritjen durrsake. Më tej nënkryetari i Bashkisë Zhuljen Varfaj deklaroi se aktivitete të tilla kulturore artistike që janë traditë tashmë në qytetin e Durrësit forcojnë miqësitë midis vendeve të rajonit dhe më gjerë. Pritja në ambientet e Bashkisë së Durrësit u mbyll me një shkëmbim reciprok dhuratash në shenjë miqësie. Aktiviteti artistik “Luajmë dhe Vallëzojmë” dhe shumë veprimtari të tjera mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare që zhvillohen në Durrës të organizuara nga Qendra Kulturore e Fëmijëve kanë sherbyer ndër vite për të krijuar ura bashkëpunimi me mjaft institucione që punojnë në fushën e edukimit të fëmijëve nën moton ‘’Miqësia e të sotmes, paqja e së nesërmes.
Përfaqësues të grupeve artistike pjesëmarrës në aktivitetin “Luajmë dhe vallëzojmë” vizitojnë Bashkinë e Durrësit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





