DURRËS, 17 TETOR 2014 –  Biznesmeni Besnik Benz është zotuar se edhe nëse Kombëtarja Shqiptare i merr 3 pikët në tavolinë do ti japë 1 milionë eurot. Kosovari i ka thënë Express, se do ta mbajë fjalën deri në fund përkundër faktit se në Beograd ndodhën trazira në ndeshjen Serbi – Shqipëri.

"Edhe nëse fitojmë me rezultat zyrtar në tavolinë, unë do t’i jap paratë. Do ta mbaj fjalën", ka thënë biznesmeni Benz.