DURRËS, 17 tetor 2014–  Një histori me të vërtet prej telenovelash i ka ngjarë shqiptares 40 vjecare Alma Hoxha. Ajo pas 16 vjet ndarjeje në sajë të facebook-ut arriti të rigjejë dhe të kontaktojë të bijën e vet Ambrën tashmë 17 vjece.  Historia e jetës së Almës është një histori dhimbjeje, përpjekjesh, vuajtjesh, por edhe gëzimi për fitoret e arrtitura . Alma është rritur në befotrof dhe në shtëpinë e fëmijëve. Ajo dhe sot ka probleme me dokumentacionin në Itali, sepse gjatë turbullirave të vitit 1990-1991 u dogjën dokumentet në disa gjendje civile dhe për të si ish jetime e rritur në shtëpinë e fëmijës është e pamundur të gjejë dokumentet origjinale si certifikatë lindjeje, regjistrimi në befotrof etj. etj. Gjithsesi këto vështirësi nuk janë asgjë para telasheve, që ka kaluar Alma në jetë. Në vitin1998 Alma bashkëjetonte në Gjermani me një shqiptar nga Shkodra me të cilën kishte edhe një vajzë 1 vjecare, Ambrën. Kur Alma një mbasdite kthehet nga puna, e gjen shtëpinë bosh, bashkëjetuesi dhe  Ambra e vogël qenë zhdukur. Alma shkon në qytetin e Mantovës në Itali, ku ish bashkejetuesi kishte një motër. Atje Alma nuk gjen as ish-bashkëjetuesin, as Ambrën dhe as motrën e eksit të vet. Alma për 16 vjet me rradhë nuk ka asnjë dijeni se, ku është e bija. A është gjallë Ambra, apo me kë jeton Ambra? Alma , ndonëse ka filluar një jetë të re me italianin Nelo Cassani, 44 vjec me të cilin ka dy djem 15 dhe 6 vjec, nuk rresht së kërkuari të bijën. Ajo përdori facebook-un, përdori faqet e  lajmërimeve të L’Arena gazetës së qytetit të Veronës, por asgjë, asnjë informacion për të bijën Ambrën. Pa pritmas në 10 tetor ditën e ditëlindjes I vjen një urim I vecantë. Ambra tashmë adoleshente I uron ditëlindjen e 40-të nënën së vet. Gjatë gjithë kësaj kohe Ambra ishte rritur nag xhaxhallarët në rrethinat e Shkodrës. Njëlloj si në telenovela peripecitë e jetës së Almës së shumëvuajtur përfundojnë me një fund të lumtur. Nëna gjen të bijën të humbur 16 vjet më parë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/