Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës, ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 10 – 12 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake nga terreni, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.





