DURRËS, 16 tetor 2014 –  Edhe fajtore edhe kërkon llogari, Serbia ushtron trysni mbi diplomacinë shqiptare.

Ambasadori shqiptar në Beograd z. Ilir Boçka u thirr më 15 tetor 2014, rreth orës 15:40 në Ministrinë e Punëve të Jashtme serbe (në foto, duke hyrë në ndërtesë), lidhur me ngjarjet në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, njoftuan mediet serbe.

Takimi zgjati gjysmë ore, por se çfarë është diskutuar, z. Boçka nuk dha asnjë prononcim pas takimit (në foton poshtë).

Të njëjtat burime thonë se ndaj ambasadorit shqiptar është bërë “protesta më e ashpër” në lidhje me incidentet në stadiumin e Beogradit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/