· OSHHE: punime remonti në nënstacionin 110/35/6 kV Fushë Kuqe nga drejtoria e Tensionit të Lartë Veri
· Përveç fiderave të popullatës, dritat do të stakohen dhe në fiderin Q 23 dhe Q 19B, të cilët furnizojnë me energji pompat e ujësjellësit të Durrësit
DURRËS, 15 tetor 2014 – Të enjten, më 16 tetor 2014, popullata e Durrësit dhe zonave të tjera ku kalon tubacioni kryesor, do të kenë probleme me një furnizim normal me ujë të pijshëm për shkak të heqjes së korrentit në pompat e Fushë-Kuqes (rrethi i Kurbinit).
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE njofton se të enjten, më 16 tetor 2014, nga ora 10:00 deri në 14:00, do të ketë punime remonti në nënstacionin 110/35/6 kV Fushë Kuqe nga ana e drejtorisë së Tensionit të Lartë Veri (në seksionin II në anën 110 kV, si dhe stakimi i transformatorit (5.6 MVA + 10 MVA).
Përveç fiderave të popullatës, energjia elektrike do të stakohet dhe në fiderin Q 23 dhe Q 19B, të cilët furnizojnë me energji pompat e ujësjellësit të Durrësit.
Këto pompa do të punojnë kohë të reduktuar dhe do të furnizohen vetëm nga fideri Q 19A.
Për shkak të punimeve do të stakohet energjia elektrike për pajtimtarët në komunat Fushë-Kuqe, Shënkoll Tale, Rrilë, hidrovori Rrilë, burgu shkollë, hidrovori Drojë, Shllinzë, kufizime të pjesshme të ujësjellësit Durrës.
Ndërkaq as bashkia dhe ndërmarrja në varësi të saj Ujësjellës-Kanalizime Durrës sha, as administrata e Prefektit nuk bëjnë të ditur për këtë problem.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





