14 tetor 2014 – Taulant Xhaka padyshim që i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët sonte me veprimin e tij për të mos lejuar nëpërkëmbjen e Flamurit Kuqezi.

Futbollisti nga Kosova, i cili vendosi ta përfaqësonte Shqipërinë, përkundër interesimit të Zvicrës, reagoi në momentin kur futbollisti serb Mitrovic, deshi ta largonte Flamurin që fluturoi mbi stadium.

Kjo bëri që të kishte përplasje mes lojtarëve dhe pasoi me ndërprerjen e ndeshjes.

Natyrisht se fluturimi i Shqiponjës së bashku me Isa Boletinin nuk u pëlqeu dhjetëra mijëra tifozëve serbë në stadium e as lojtarëve brenda.