Në Kavajë, specialistët referuan materialet në Prokurori, duke nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin K. Xh., për ndërtim pa leje.

Gjithashtu, u procedua edhe një 14-vjeçar, i kapur në flagrancë pasi kishte vjedhur sende me vlerë në një banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.