DURRËS, 14 tetor 2014 – Një mesazh i ri për Perëndimin dhe “ të pafetë”. Në numrin e ri të gazetës “Dabiq” e cila publikon vazhdimisht mesazhet e ISIS është publikuar një foto që tingëllon si paralajmërim. Flamuri i zi i të vetëquajturit Kalifat islamik që valëvitet në Obeliskun e Vatikanit në sheshin Shën Pjetër me mbishkrimin: “The failed crusade”(kryqëzata e dështuar). Në mënyrë të vazhdueshme ISIS ka publikuar mesazhe në rrjete sociale, ku përmes filmimeve janë paralajmëruar dhe vrasjet me prerje koke.