DURRËS, 14 tetor 2014 –  Spitali i Durrësit ka krijuar një traditë dhjetëravjeçare për punën shkencore, si në nivel vendor dhe ashtu dhe ndërkombëtar, sidomos pas ngritjes së tij në rang universitar.

Bëhet e ditur se të shtunën, më 18 tetor 2014, në sallën e telemjekësisë në Spitalin Rajonal të Durrësit do të organizohet Konferenca e 6-të Mediko-Kirurgjikale.

Kreditet e konferencës njihen nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim.

Me lektorë shqiptarë dhe amerikanë konferenca do të trajtojë 24 tema të ndryshme.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/