DURRËS, 14 tetor 2014 –  Një sondazh i gjerë i shkencëtarëve amerikanë zbuloi se gjumi i tepruar rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme, dhe madje në të njëjtën masë si edhe gjumi i pakët.

Studimi përfshiu 54,269 meshkuj dhe femra më të vjetra se 45 vjet. Të gjithë pjesëmarrësit ishin të obliguar të regjistrojnë se sa orë gjumë bëjnë çdo natë.

Kufijtë e orëve të gjumit të cilat shkencëtarët i kanë marrë parasysh gjatë studimit janë:

Më shumë se 10 orë gjumë konsiderohet tepër.

Më pak se 6 orë gjumë konsiderohet pak.

Sasia optimale e gjumit është 7 deri 9 orë.

Madje 31.1 për qind e pjesëmarrësve kanë raportuar se flenë më pak se gjashtë orë çdo natë. Pak më shumë se 4 për qind e tyre kanë deklaruar se flenë më shumë se 10 orë, ndërsa lajmi i mirë është se shumica, madje 64.8 për qind e pjesëmarrësve flenë 7 deri 9 orë.

/marrë nga lajmeonline/