DURRËS, 14 tetor 2014–  Ardian Qefalia, 34 vjeç pa adresë fikse në Itali u kap nga policia, ndërsa po përpiqej të vidhte tri vetura në zonën ndërmjet Pesaros dhe Ankonës. Qefalia me anë të avokatit të vet i ka kërkuar gjykatës italiane, që në vend ta dënojë me burg, të urdhërojë dëbimin e tij nga Italia për në Shqipëri. Gjykata ende nuk është shprehur për kërkesën e bërë nga avokati, në emër të këtij “patrioti” shqiptar.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/