DURRËS, 14 tetor 2014–  Në kuadrin e inisiativës “ Blue Sea Land” në zemër të “Kasbahut” ish-lagjes arabe të qytetit Mazara Del Vallo pikërisht në një shesh ndërmjet Xhamisë “Ettakëa” dhe Kishës së Shën Françeskut u mbajt një manifestim në shesh për promovimin e bashkëpunimit ndërfetar në kuadrin e insiativave për bashkëpunimin e vendeve të Mesdheut jugor  me ato të Mesdheut verior.

Ky takim është iniciativë e Forum Rotary “Mediterraneo Unito”. Në takim mernin pjesë Kryerabini i Sicilisë Stafano Di Mauro (Itzak), Kryemyftiu i Xhamisë së madhë të Rromës Muhammad Hassan Abdulghaffar, Kryegjyshi botëror Baba Mondi nga Shqipëria si edhe  peshkopi katolik Domenico Mogavero. Si pjesë e këtij aktiviteti të sponzorizuar edhe nga krybashkiaku palermitan Leoluca Orlando dhe Rottary Club ishte edhe dhënia e çmimit “Al Idrissi”, cmim ky në kujtim të gjeografit të shquar arab të shekullit XII. Çmimi jepet për një konkurent nga vendet e Mesdheut verior dhe për një konkurent nga vendet e Mesdheut jugor. Ra në sy fakti, që cmimin për konkurentët e Medheut jugor e mori zj. Weided Bouchamaoui president e “Utica”, që është dhoma e tregtisë e Tunizisë.

Në një vend arab, mysliman konsiderohet një arritje në kufijtë e së pamundurës për një grua, që të bëhet kryetare e shoqatës së sipërmarrësve të këtij vendi.

Fjalimi i Baba Modit për paqen dhe bashkëpunimin ndërfetar, si edhe pjesëmarrja e tij në lutjen e përbashkët për paqe të përfaqësuesve të katër komuniteteve fetare u ndoq me vëmendje të madhe nga të pranishmit.

Në aktivitetet e këtij forumi të mbajtuar në Sicili, si psh. në qytetin port të Maraslës ka marrë pjesë edhe kryetari i LSI-së z. Ilir Meta.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/