DURRËS, 14 tetor 2014 – Kapiteni i “Shqiponjave të Zeza” ka folur për gazetarët serbë madje, i ka paralajmëruar vendësit për çfarë i pret: “Kini kujdes nga Shqipëria e vogël!” Shqiptarët arritën të hënën në mesditë në Beograd me një pamje të qartë, për luftuar ‘dhëmbë për dhëmbë” me Serbinë dhe për t’u kthyer në shtëpi të pamposhtur! Katër pikët e fituara në dy kualifikueset e para dhe pozicioni kryesues në grup u jep atyre të drejtën për të rrezatuar optimizëm para transfertës së nxehtë me Serbinë, e cila nga ana e vet i nisi këto eliminatore të “Euro 2016” me një barazim zhgënjyes kundër Armenisë (1:1). “Alo” kishte reporterin e vet te hoteli ku janë vendosur “Shqiponjat e Zeza” dhe pati mundësinë për të folur “ballë për ballë” me kapitenin Lorik Cana. “Menjëherë pas hedhjes së shortit ishim të vetëdijshëm se grupi ynë kualifikues do të jetë i vështirë. Jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha ekipet. Unë ende mendoj se Portugalia është favorite për të qenë e para dhe do të kualifikohet pa problem në “Euro 2016”, në Francë, pavarësisht nga fakti se ne e mundën atë në shtëpi në fillim të fushatës eliminatore. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë Serbinë dhe Danimarkën, që bashkë me Portugalinë janë ekipet më të mira në grup,” – ishin fjalët e para të kapitenit të Shqipërisë i cili më tej thekson: “Ne kishim një fillim të madh në këtë edicion kualifikimesh. Nuk ishte e lehtë për të marrë të gjitha, pra gjashtë pikë, nga dy ndeshje me kundërshtarë tepër të fortë. Kemi marrë 4 pikë dhe jemi mjaft të kënaqur. Edhe me danezët mund të kishim sukses të plotë në Elbasan, por fundi i ndeshjes na gjeti të lodhur dhe pësuam golin e barazimit. Jemi në rritje si ekip dhe si komb futbolli, një valë e re e lojtarëve të mëdhenj e të rinj po vijnë. Fakti është se jemi ende një kombëtare e vogël, por në fushë luftojmë fort e të gjithë. Në hyjmë në çdo ndeshje për të fituar. Duam të kualifikohemi në finalet e Kampionatit Europian të vitit 2016 dhe që kjo të ndodhë, duhet të marrim pikë në transferta. Nëse përsërisim ndeshje si ndaj Portugalisë dhe Danimarkës, mund t’i shkaktojmë në mënyrë të papritur humbjen edhe Serbisë, e cila ka një numër lojtarësh të mëdhenj, me cilësi të larta.”
Cana: Kini kujdes nga Shqipëria e vogël!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës (VIDEO)
Skandali në Vlorë, reagon KF Teuta: Dy futbollistët tanë u dhunuan barbarisht, stadiumi ishte si “ferr” (VIDEO)
Të dielën do të jetë nata më e gjatë e vitit





