DURRËS, 14 tetor 2014 – Sëmundja e Parkinsonit të Muhamad Ali ka avancuar deri deri në atë pikë sa ish kampioni legjendar i boksit me zor arrin të flasë dhe nuk mund të lëvizë nga shtëpia e tij në Arizona, sic bëri të ditur një nga anëtarët e familjes së tij.
Sipas vëllait të tij, Rrahman Ali, ish kampioni i botës në peshat e rënda, tashmë 72 vjecar, ishte në një gjendje shumë të rëndë për të qenë prezent në premierën dokumentarit të Hollivudit për jetën e tij, të titulluar, “I Am Ali”, (Unë jam Aliu).
As unë nuk kam mundur të flas me vëllain tim pasi është shumë i sëmurë. Ai as nuk flet dot mirë, por ai është krenar që ne jemi aty për të, dhe e konsideron këtë film si një bekim,- deklaroi Rrahman për Sunday People. Muhamad Ali, deklarata emblematike e të cilit fluturoi si një flutur dhe godas si një bletë, i përshtatej më së miri cilësive të tij atletike, ka pësuar keqësimin gradual të gjendjes së tij shëndetësore që kur u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në vitin 1984. Muhamad Ali u shfaq në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Londër 2012, ku u ndihmua në skenë nga bashkëshortja e tij Lonnie. Gjendja e tij e rëndë e ndaloi 3 herë kampionin e botës që të merrte pjesë në pregatitjen e dokumentarit më të ri për të, ku janë përdorur intervista të të afërmëve apo bashkëkohësve të tij si dhe intervistat e tij gjatë përiudhës së aktivitetit në boks. Në janarin e kaluar, djali i Muhamad Ali, deklaroi se nuk kishte shanse që i ati i tij ta mbyllte vitin, duke u shprehur se i lutej zotit që kjo sëmundje shkatërrimtare ta merte më mirë sa më shpejt të atin e tij.





