DURRËS, 13 tetor 2014 –  Një aksident me pasojë vdekjen e një personi, është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet (Tiranë). Mësohet se një automjet ka plagosur për vdekje një 30-vjeçare, teksa kalonte rrugën. Aksidenti ka ndodhur në zonën “Misto Mame” në Tiranë, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Sipas informacioneve paraprake, si fillim u raportua për plagosjen e 30-vjeçares, e cila nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra, ndërsa nuk bëhet ende i ditur identiteti i viktimës. Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit, përkatësisht shtetasin Roven Senolli.

/index.al/