SERBI, 13 tetor 2014 – Djemtë e kombëtares Shqiptare të Futbollit kanë mbërritur tashmë në Serbi për të luajtur me skuadrën serbe ditën e nesërme. Por mediat kosovare, shkruajnë sot se ata janë shfaqur paksa të frikësuar nga prania e shumë forcave policore serbe, të cilat thuhet se do sigurojnë futbollistët shqiptarë. 

Në një video të publikuar nga Express, autobusi i futbollistëve shqiptarë duket si të marrë peng pasi shoqërohet nga forcat speciale, të cilat janë edhe të maskuar. 

Thuhet se për sigurinë fizike të Kombëtares shqiptare janë angazhuar 4000 pjesëtarë të sigurisë serbe. 

Nesër pritet të luhet ndeshja mes dy përfaqësueseve tona, ndërsa në stadium mësohet se nuk do lejohen tifozë shqiptarë.