DURRËS, 13 tetor 2014 –  Përfundimisht, banorët e kodrës së ish-Vilës Mbretërore dhe drejtuesit e automjeteve do të marrin frymë pas mbylljes së gropave të rrugës që nga ish-fabrika e cigareve në maloren e fortë.

Bashkia e Durrësit njoftoi më 13 tetor 2014 se së shpejti do të fillojë puna për rikonstruksionin e rrugës së Vilës me një fond limit prej 99 957 000 lekë (mbi 700 000 euro) nga të ardhurat e saj.

Ky investim ishte parashikuar në zërin përkatës për vitin 20214, por që, me sa duket, do të përfundojë në mars-prill 2015, nëse nuk do të ketë probleme prokurimi apo meteorologjie.

Ky investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore dhe turistike duhet të realizohet në harkun e 150 ditëve kalendarike pas nënshkrimit të kontratës me fituesin e tenderit të 31 tetorit 2014.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/