DURRËS, 13 tetor 2014–  Dogana italiane së bashku me Rojen e Financës në Portin e Xhoja Tauros (Gioia Tauro) kontrolluan një kontejner me mallra kineze me destinacion Durrësin. Sipas dokumentave rezultonte që në kontenier kishte pajisje kuzhine. Kontenieri ishte nisur nga porti kinez Ningbo me destinacion Durrësin. Nga kontrolli rezultoi se në kontenier kishte 8527 copë lodra për fëmijë të markave të njohura të falsifikuara. Lodrat u përkisnin markave të tilla si Hello Kitty, Toy Story, Winnie the Pooh etj. Vlera e këtyre lodrave të falsifikuara shkon në 16 000 euro.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/