·        Çfarë po ndodh në manastirin dhe Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” të Shën Vlashit në Durrës?

·        KOASH-i (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë) hesht jo vetëm për foton provokuese, por por nuk boton as lajmin për dy konferencat, ndërkohë që edhe një foto të Anastasit me gratë ortodokse në Shën Vlash e ka edituar një qendër e misioneve të krishtera ortodokse [OCMC (Orthodox Christian Mission Center)] dhe jo ueb-i i KOASH-it

DURRËS, 7 tetor 2014 – Një qendër e misioneve të krishtera ortodokse [OCMC (Orthodox Christian Mission Center)] propagandon në rrjetin social “Face book” një “shaka” të rrezikshme në gjuhën shqipe me parullën: “Në ZJARR Për Zotin” (https://www.facebook.com/OrthodoxChristianMissionCenter/app_371797955862?ref=page_internal).

Në një foto të publikuar, pa asnjë shpjegim me tekst, paraqitet një grup të rinjsh dhe të rejash me letra në duar, teksa pozojnë para foto-aparatit.

Një djalë e një vajzë me paruke të ngjyrosura mbajnë në duar një karton ku është shkruar “Në ZJARR Për Zotin”.

Një djalë është ulur në gjunjë dhe mban një skeptër, kurse një vajzë i drejton një shpatë.

Ndërkaq po OCMC-ja njofton se këtë javë, në manastirin dhe Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” të Shën Vlashit në Durrës, u organizuan dy konferenca treditore për bashkëshortet e klerikëve ortodoksë shqiptarë, me pjesëmarrjen e 100 grave nga mitropolitë e Tiranës, Beratit, Korçës dhe Gjirokastrës.

Drejtuese e ekipit në emër të OCMC-së është zëvendësdrejtorja dhe koordinatorja për kujdesin shëndetësor në OCMC, presvitere Renee Ritsi, kurse në emër të KOASH-it Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas.

KOASH-i (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë) hesht jo vetëm për foton provokuese, por nuk boton as lajmin për dy konferencat, ndërkohë që edhe një foto të Anastasit me gratë ortodokse në Shën Vlash e ka edituar OCMC-ja dhe jo ueb-i i KOASH-it.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/