DURRËS, 7 tetor 2014– Për Adi Krastën këtë vit nis një aventurë e re, një emision i ri, në një televizion në Kosovë. Sipas mediave kosovare, mësohet se ditën e diel, në orën 20:20 nis emisioni “Duartrokitje” në KTV. Në studion e “Duartrokitje”, Krasta nuk do të jetë vetëm. Ai do të shoqërohet nga dy prezantueset, Eva Murati dhe Xhesika Berberi. 

Dardan Selimaj, producent i programit ka thënë se “Duartrokitje” është një shoë- televiziv, i cili vjen në ekran me një format dhe koncept krejtësisht të ri, e që nuk shihet në ekranet e televizioneve shqiptare. 

“Është një shoë i rrallë televiziv në ekranet shqiptare, i cili e rikthen në skenën e televizionit, balerinin e famshëm, Kledi Kadiu, i cili është pjesë e përhershme e programit, me koreografi dhe pika baleti”, ka thënë Selimaj. Ai ka zbuluar edhe detaje për konceptin rreth të cilit do të realizohet emisioni i Adi Krastës në Kohavision. 

“Në episodet e emisionit ‘Duartrokitje’ do të ketë të ftuar nga fusha të ndryshme të artit”, ka shpjeguar Selimaj. Por mysafirët e Krastës në “Duartrokitje” nuk do të jenë të rëndomtë. Selimaj ka dhënë pak informata lidhur me mysafirët në rrëfimet e të cilëve do të fokusohet “Duartrokitje”. 

“Mes tyre, kryesisht ka figura dhe personalitete që duartrokiten në skenat gjithandej botës dhe kthehen në vendin e origjinës për t’u duartrokitur dhe për të qenë prezentë në shtëpitë e shikuesve, përmes këtij formati televiziv”, ka thënë ai. 

/BalkanWeb/