DURRËS, 7 tetor 2014– Finacierët dhe doganierët e Portit gjigand të kontejnerëve të Xhoja Tauros (Gioia Tauro) sekuestruan këtë të djelë kokainën e rradhës me destinacion Shqipërinë.
Kësaj rradhe kokaina nuk vinte si zakonisht nga Ekuadori, por nga Kili. Një kontenier 12 metërsh i ngarkuar me lëkurë të përpunuar (pellame) u shkarkua nga një anije kontejner-mbajtëse e tipit “supercarrier”. Kontenieri ishte tranzit në zonën doganore të portit të Xhoja Tauros. Ai ishte në pritje të anijes kontenier-mbajtëse të tipit “feeder” për t’u transportuar në Durrës.
Dogana italiane, roja e Financës dhe antimafia kalabreze pas një kontrolli të imtësishëm të dokumentacionit shoqërues të kontenierit dyshuan në parregullsi dhe urdhëruan, që kontenieri të kalonte në skaner. Nga skanimi rezultoi që në kontenier përveç lëkurëve të ambalazhuara në pako kishte edhe çanta (thasë) me tjetër mall.
Gjatë kontrolli fizik të kontenierit u gjetën 78 kg kokakinë e pastër me vlerë shitjeje, me çmim pakice prej 15 600 000 eurosh. Interesant është fakti, që pakot me kokainë ishin ambalazhuar me letër të posaçme me shenjat dalluese të radioaktivitetit.
Roja e Finacës dhe Dogana italiane nuk bëjnë publik emrin e firmës shqiptare, që ishte pritëse e kontenierit me lëkurë dhe kokainë.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





