DURRËS, 7 tetor 2014– Një student 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë tre ditë më parë, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë pedagogen e tij.

Për këtë arsye, Gjykata e Tiranës ka vendosur ta lërë në burg 19-vjeçarin Armand P. Sipas denoncimit, 19-vjeçari e përndiqte dhe madje një herë është përpjekur ta përdhunojë në banesën e saj.

Por, ky i fundit e mohon këtë gjë. Ai ka thënë para gjykatës se me pedagogen ka pasur prej 6 muajsh një marrëdhënie. Sipas tij, ajo e ka denoncuar, pasi i dashuri i vet që sapo kishte dalë nga burgu, i kishte gjetur të dy në banesën e saj.

Studenti thotë se pedagogia, për t’u justifikuar para të dashurit, ka thënë se nuk e njihte 19-vjeçarin dhe se i kishte hyrë në shtëpi për ta përdhunuar. Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata ka vendosur që ta lërë në burg atë.

/index.al/