DURRËS, 7 tetor 2014–  Mëngjesin e 8 tetorit do të ndodhë një tjetër eklips i plotë hënor, një ngjarje e bukur dhe ndjellëse, por për fat të keq, jo e dukshme për kontinentin e vjetër. Gjatë gjithë vitit 2014 janë parashikuar disa eklipse, përkatësisht përmes boshteve të shenjave zodiakale Dash- Peshore dhe Dem-Akrep, duke theksuar çështjet e rëndësishme, vlerat themelore dhe marrëdhëniet.

Eklipset që ndodhën këtë vit bëjnë thirrje që secili prej nesh të tregohet i vërtetë dhe i sinqertë, me veten dhe me ata që na rrethojnë.

Po çlirohemi nga modelet dhe paradigmat e vjetra në mënyrë që t’u kushtojmë rëndësi nevojave tona të vërteta. Eklipsi i fundit i hënës pritet të ndodhë më  datën 23 të këtij muaji, teksa evropianët duhet të presin vitin 2015 për të shijuar nga afër një eklips hënor.

/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/