DURRËS, 7 tetor 2014 –Fotografi i palodhur dhe i talentuar durrsak Edi Gjata ka fiksuar një ngjarje të veçantë në historinë e portit më të madh të vendit: bregëzimin për herë të parë të një anijeje tepër të madhe me tonazh 58 701, sikurse është transportuesi i rëndë “Columbia”.
Anija ka mbërritur në radë më 5 tetor 2014, ora 20:00, koha e Shqipërisë.
U planifikua fillimisht të shkarkonte 10 141 tonë hekur rrotativ në kalatë nr. 5 (me gjatësi 235.9 metra dhe thellësi 7.9/9.85 metra), ku do të përpunohej nga stivadori shqiptar Liburnet 1.
Por më datën 6 tetor 2014 Columbia u bregëzua në kalatën nr. 10 (me gjatësi 250 metra dhe thellësi 11metra) të Terminalit Lindor, ku po përpunohet nga EMS Albanian Port Operator.
Info / Columbia
Tipi: anije mallrash rinfuso.
Nr. IMO: 9423530.
MMSI: 636091202.
Shenja e thirrjes: A8KP7.
Flamuri: Liberia, port regjistrimi: Monrovia.
Tonazh 58 701 tonë.
Gjatësi 190 metra, gjerësi 32 metra.
Ndërtuar: viti 2009.
Ndërtues: kantieri japonez i Fukajama-s Tsuneishi Shipbuilding.
Pronare dhe menaxhuese: kompania gjermane e Hamburgut Orion Bulkers.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





