DURRËS, 7 tetor 2014  –Finacierët sicilianë në mëngjesin e 4 tetorit kishin ngritur postbllok në zonën e San Gregorio di Caanai-s në pritje të një veture, për të cilën kishte sinjalizim se transportonte drogë për të furnizuar tregun e qytetit të Katanias(Catania).

Gjatë kontrollit të makinës Ford Mondo u gjetën të fshehura në sediljen e pasme 3,6 kg kokainë puro të ambalazhuar në 7 pako. Vlera e drogës së kapur me çmim pakice shkon në 600 000 euro. Në makinë ndodhej një çift emigrantësh shqiptarë me dokumenta të rregullta në Itali. Finacierët iu sekuestruan edhe 1 600 euro, që dyshohen se janë fryt i trafikut të drogës. Financa italiane për arsye të ruajtjes së sekretit hetimor nuk jep emrat e çiftit të arrestuar madje dhe lajmi i kapjes së kokainës u transmetua 2-3 ditë me vonesë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/