7 tetor 2014– Iker Casillas rrefehet. Pas një heshtjeje te gjatë spanjolli vendos te flase hapur mbi marrëdhenien e tij me ish teknikun Jose Mourinho, duke u shprehur se ende ndihet i lenduar qe Mou e pati etiketuar ate tradhtar dhe spiun. Polemika mes teknikut actual te Chelseat dhe portierit Casillas ishte ajo me e zjarrta gjate tre viteve qendrimi ne kryeqytetin spanjoll te atij qe etiketohej si The Special One. Marredhenia mes tyre, sic tregon Casillas pati ditet e saj te mira, por situata e forte e rivalitetit me Barcelonen e Pep Guardioles dhe veprimet e shemtuara te Mourinhos e disa lojtareve los blancos frymezuar nga ky i fundit, coi ne prishjen e marredhenieve mes tyre.
"E respektoj Mourinhon dhe pohoj me bindje se eshte nje trajner i madh, ne fillim cdo gje shkonte mire, deri ne momentin kur nisi dhe konflikti me Barcelonen. Mourinho me dergoi nje mesazh duke me lene ne stol dhe une menjehere reagova, ishte nje taktike e sukseshme sepse me beri qe te punoja me shume. Kujtoj se zhvillova nje bisede me Xavin dhe Puyol ku iu kerkova qe t’i jepnim fund gjithe atij mllefi qe ishte krijuar mes lojtareve te Real Madridit dhe Barcelones, sepse ishim duke percjelle nje imazh shume te shemtuar, por falje nuk i kerkova askujt. Me pas mesova se kjo e kishte xhindosur Mourinhon. Atij i pelqen qe ti flasesh hapur dhe une Sergio Ramos e Cristiano Ronaldo kemi qene gjithnje shume te sinqerte kundrejt tij.”
Casillas vijon duke shtuar se edhe pse e humben komunikimin ruajten respektin per njeri-tjetrin. Por reportazhi i bashkeshortes se tij mbi klimen jo te mire ne dhomat e zhveshjes se madrileneve vetem sa e perkeqesoi situaten, pasi ai u akuzua se i kishte dhene asaj informacione sensistive mbi situata delikate te grupit.
“Ky ishte vetem nje justifikim per te me sulmuar sepse Sara nuk artikuloi asgje me shume se sa ate qe te flitej dhe pohohej nga te gjithe. Situata degjeneroi sepse dy jave me pas u etiketova si tradhtar dhe spiun. Ishte nje periudhe e erret. Edhe sot ndihem i fyer e i lendur. Gjithsesi kam bindjen se Mourinho dhe Presidenti Perez nuk e besuan kete. Ndoshta duhet isha shprehur qe me pare mbi kete ceshtje por nuk doja te rrisja edhe me shume debatin duke i hedhur benzine zjarrit. Kujtoj se u demtova, cuditerisht ne ate kohe Mourinho u be serisht i afert duke u interesuar per mua por me rikuperimin tim distanca mes nesh vijoi. Ishte kohe izolimi, besoj se kur dicka ndodh ajo zgjidhet duke besiduar, por kjo nuk u arrit. Asnjeri prej nesh nuk kerkoi kurre largimin e tij pasi ai eshte nder trajneret me te mire qe kemi pasur dhe nje njeri me karakter. Ndoshta eshte vone por duhej te flisja, pasi kur vihet ne dyshim besnikeria ime ndaj Real Madridit me dhemb. Ky eshte klubi qe me ka dhene gjithska ndaj do i qendroj gjithnje besnik."





