7 tetor 2014–  Ndeshja e titullit në Serie A Juventus-Roma e luajtur të shtunën në "Juventus Stadium" ka qënë e mbushur me tension jo vetëm në fushën e lojës por edhe në tribuna, madje edhe në tribunën e nderit.

Një prej më të tensionuarve ka qënë edhe Kevin Strootman, mesfushori i dëmtuar i Romës, i cili ka reaguar mjaft ashpër ndaj një tifozi bardhezi.
Sipas asaj që raporton "Sky Italia", gjesti erdhi pasi tifozi i Juventusit e kishte ofenduar Adem Ljajiç për faktin se është mysliman.