DURRËS, 7 tetor 2014 –Mbrëmjen e së hënës polica e qytetit të Peskarës (Pescara) u vu në ndjekje të katër hajdutëve, pasi u telefonua nga banorët për vjedhjen me thyerje të një vile. Policia arriti të arrestonte dy prej tyre duke u kapur edhe një pjesë të arturinave të vjedhura në vilë.

Dy të arrestuarit janë: Adrian Gjoka dhe Luigj Shyti. Dy hajdutët e tjerë arritën t’i shpëtojnë policisë. Kamerat e mbikqyrjes së vilës kanë regjistruar të katër hajdutët gjatë vjedhjes në vilë, kështu që policia italiane pasi ka identifikuar dy hajdutët e tjerë po vazhdon kërkimet për kapjen e tyre.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/