Pasi Ben u fotografua jashtë shtëpisë së Jennifer pas ndarjes së saj nga Alex, u tha se ata ishin thjesht miq që u takuan pas disa kohësh. Gjithashtu Jennifer sapo është ndarë nga i fejuari i saj me të cilin duhet të ishte martuar që para dy vitesh.

Mesa duket disa burime të afërta të Jennifer kanë thënë se ata të dy po kalojnë shumë mirë bashkë aq sa janë shumë pranë një ribashkimi.

“Duke qenë se të dy ndodhen aktualisht në Los Angeles po planifikojnë të rrijnë më shumë kohë bashkë. Kanë shumë për të folur.”

Nuk harrojmë se në vitin 2002 Ben dhe Jennifer kanë qënë një nga çiftet më të dashura dhe më me shumë fansa, aq sa këngëtarja e bëri dhe pjesë të një videoklipi.