Kim Kardashian është në telashe dhe shkak është bërë një skulpturë romake e cila ka mundësi që të jetë vjedhur nga Italia.
Emri i Kim citohet në dokument se ajo ishte e përfshirë në importimin e një statuje antike romake që zyrtarët amerikanë thonë se ishte vjedhur nga Italia.
Statuja u bllokua nga dogana në portin e Los Angelos 5 vite më parë. Një zëdhënës i Kardashian tha se ajo “kurrë nuk e bleu këtë statujë dhe kjo është e para që ajo ka mësuar për ekzistencën e kësaj”.
“Ne besojmë se mund të jetë blerë duke përdorur emrin e saj pa autorizim dhe se ajo nuk u mor kurrë me këtë statujë apo të ishte në dijeni të transaksionit,” tha zëdhënësi në një deklaratë dërguar me email për CNN.
Statuja në fjalë është vlerësuar se kushton mbi 745,000 dollarë.





