Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha sot është një nga artistet më të famshme në tregun ndërkombëtar, por dikur veç dëshirës për t’u bërë një yll i muzikës, familja nuk posedonte të ardhura të mjaftueshme për të bërë si duhet rrugëtimin e saj artistik.

Në një intervistë të fundit për “Interview Magazine”, Bebe ka treguar se kur ishte fëmijë kishte dashur të luante në piano, por prindërit e saj nuk kishin mundësi që t’ia blinim.

“Kam luajtur në trumpetë për tetë vjet dhe isha në një grup xhazi. Kam filluar të mendoj për atë kohët e fundit sepse në disa nga këngët në album, si “Die for a man”, kur këndoj meloditë e mia… Unë me të vërtetë mendoj se ato erdhën duke i rënë trumpetës.

Doja shumë të luaja në piano, por prindërit e mi nuk kishin mundësi dhe nuk kisha si ta mësoja. Instrumenti i vetëm që mbeti falas për t’u mësuar në shkollë në New York City ishte trumpeta. Unë isha aq e trishtuar sepse kisha proteza në dhëmbë. Më pëlqente shumë Gwen Stefani dhe No Doubt”, ka thënë 31-vjeçarja.