Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo ka rrëfyer prapaskenat e skeçit që xhiruan me kryeministrin Edi Rama në “Klanifornia”.
Gjatë intervistës në emisionin “Binjakët”, Albano u shpreh se Rama u kishte shkuar që në orën 08:00 të mëngjesit dhe ai nuk kishte ngrënë as bukë.
I pyetur nëse aktori Julian Deda kishte marrë pjesë në skeç, Albano tha se ai e kishte refuzuar pasi nuk do ta shohë me sy Ramën.
Biseda:
Pyetje: Kishe ngrënë bukë?
Albano Bogdo: Jo nuk kisha ngrënë se na erdhi që në 8 e gjysëm.
Pyetje: Sa ka qëndruar ai tek ju, sa qëndroi ai tek ju përveç transmetimit?
Albano Bogdo: Në transmetim doli 40 minuta, por kështu ka zgjatur thuajse dyfishi, kupton? Sa u xhiruan ato skeçet jashtë.
Pyetje: Po Juli mori pjesë?
Albano Bogdo: E pe gjë te skeçi ti? Po si ka marrë pjesë apo jo? Refuzoi në mënyrë kategorike, është me Partinë Demokratike vëlla është i hapur dhe nuk do ta shohë me sy Ramën.





